Real Madrid është skuadra e fundit që kualifikohet në play-off teksa ka mundur Bayern 93-71.
Ndeshja nisi menjëherë me spanjollët nën kontroll pasi në pak minuta arritën në avantazh me dy shifra. Bayern, për surprizën e të gjithëve paraqitet pa lojtarin e tyre më të mirë Carsen Edwards, i cili pati dëmtim në stërvitj.
Kjo ndikoi menjëherë dhe në periodën e dytë u duk se Real Madrid e mbylli disktutimin për fitoren pasi preku deri në 19 pikë avantazh me një super Mario Hezonja dhe trepikëshat e tij. Pjesa e parë përfundon 52-33 dhe në intervistën e pushimit të ndeshjes, trajneri bavarez Gordon Gerbert shprehet:
Ata janë agresori dhe ne viktima. Ne jemi skuadër pasive pranon trajneri finlandez dhe spanjollët na e sulmojnë zonën sa herë duan”.
Në pjesën e dytë ka pak për të ndryshuar, shkëlqen Xhanan Musa dhe si skuadër në fund do të arrijnë të shënojne 15 trepikësha , 5 lojtarë shënojnë me dy shifra dhe përqindjet e realizimit janë me 60% si për 2 ashtu edhe për 3 pikë.
Gjithçka foli për krahun spanjoll në këtë sfidë duke mos i dhënë asnjë mundësi Bayernit që me këtë humbje eliminohet por duke lënë një shije shumë të mirë për sezonin europian që sapo u mbyll për ta, për nivelin e lojës për garën dhe për rezultatet që përfituan.
Ndërkohë për Realin gjithçka tani nis nga zero pasi përballë në playoff do të kenë Olimipiakosin, nr 1 në renditje dhe ndeshjet nisin të mërkurën për ta me takimin e parë në Pire. Javën e ardhshme nis faza e playoffit dhe çdo mbrëmje do të jetë ndeshja më e fortë