Wednesday, 13. May 2026
Futboll

Real Madrid në mëdyshje, 90 milionë euro për Arda Guler. Turk mund të jetë surpriza e madhe e verës

GS 13/05/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid pritet të pësojë një revolucion të vërtetë gjatë verës, ku do të ketë shumë largime nga ekipi aktual. Një nga emrat më të bujshëm që mund të largohet është pikërisht Arda Guler.

Për fantazistin turk është rikthyer në skenë pista që mban emrin e Arsenalit. Londinezët duan të përfitojnë nga situata e trazuar te madrilenët dhe janë gati të bëjnë një nga lëvizjet surprizuese të merkatos verore.

Sipas medieve angleze, Mikel Arteta është një “fans” i madh i Arda Guler dhe ka kërkuar me ngulm transferimin e tij. Drejtuesit e Arseanlit janë të gatshëm të paguajnë 90 milionë euro për të sjellë në Londër 21-vjeçarin turk.

Te Real Madrid janë të dyzuar për këtë ofertë. Do të jetë trajneri i ri ai i cili do të vendosë nëse do t’i besojë rol protagonisti Arda Guler apo do të lejojë largimin e tij drejt Arsenalit.

Teilen: