Me formën e treguar te Lyon, ku është në huazim të thjeshtë deri në fund të sezonit, Endrick i cili ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 7 asiste, ka zgjuar interesin e disa klubeve të mëdha.
Sipas raportimeve të ndryshme nga Anglia, Mikel Arteta e pëlqen shumë brazilianin e Real Madrid dhe ka ëkrkuar nga drejtuesit transferimin e tij. Po sipas këtyre burimeve, Arsenal është gati të ofrojë 100 milionë euro për 19-vjeçarin brazilian.
“Topçinjtë” e shohin Endrick si zëvendësuesin ideal për Gabriel Jesus, i cili pritet të alrgohet në fund të këtij sezoni. Megjithatë, pavarësisht ofertës tunduese nga Arsenal duket e vështirë që Real Madrid të heq dorë nga Endrick, duke ditur besimin e madh që kanë drejtuesit e “Los Blancos” për yllin e ri brazilian.