Pavarësisht se ka muaj, javë e ditë të tëra që përflitet për rinovimin e mundshëm të kontratës mes Real Madridit dhe Vinicius Junior, deri tani ende nuk ka tym të bardhë.
Sulmuesi brazilian futet në vitin e fundit të kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027. Megjithatë, te Real Madrid nuk po rrinë aspak duarkryq, duke piketuar disa emra për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior, nëse ky i fundit nuk rinovon dhe vendos të largohet.
Mediet spanjolle zbulojnë se drejtuesit e “Los Blancos” kanë piketuar Yan Diomande, si zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior. 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë shkëlqeu në sezonin e fundit në Bundesligë me Leipzig, po ashtu po bën edhe paraqitje të mira në Botëror.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, duke e ditur që e duan thuajse të gjitha klubet e mëdha. Leipzig ka vendosur shifrën 112 milionë euro për të lënë të lirë Diomande këtë verë.