• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madrid përshkallëzon betejën kundër ndeshjes së Barcelonës në Miami

21/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas protestave të futbollistëve fundjavën e kaluar kundër zhvillimit të ndeshjes Villarreal–Barcelona në Miami, të planifikuar për 20 dhjetor, Real Madrid ka ndërmarrë një hap të ri në kundërshtimin të këtij vendimi. Klubi madrilen ka dërguar një letër zyrtare në Këshillin e Lartë të Sportit të Spanjës (CSD), duke argumentuar se zhvendosja e ndeshjes “përmbys barazinë e garës”.

Ky qëndrim i Realit vjen pasi futbollistët e LaLigës, me mbështetjen e sindikatës së tyre, protestuan simbolikisht gjatë ndeshjeve të fundit, duke shtyrë për disa sekonda fillimin e takimeve për të denoncuar mungesën e transparencës, dialogut dhe koherencës nga drejtuesit e ligës spanjolle.

Në kampin madrilen, kundërshtimi ka qenë i qartë dhe i vazhdueshëm. Trajneri Xabi Alonso është shprehur më parë kundër zhvillimit të ndeshjes në një kontinent tjetër, ndërsa kapiteni Dani Carvajal foli hapur të hënën:

“Mendoj se bëhet fjalë për një shtrembërim të qartë të konkurrencës, që nuk u lejon ekipeve të La Ligës të luajnë në kushte të barabarta,” – deklaroi ai.

Gazeta ‘Marca’ raportoi se Real Madrid nuk është mjaftuar vetëm me deklarata publike, por ka dërguar një dokument zyrtar në CSD, ku riafirmon refuzimin e prerë ndaj zhvillimit të ndeshjes jashtë Spanjës.

Në reagim ndaj kësaj letre, CSD ka kërkuar informacion të detajuar nga Federata Spanjolle e Futbollit lidhur me arsyet që e kanë shtyrë La Ligën të marrë këtë vendim.

Nga ana tjetër, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka mbrojtur projektin e tij, duke e cilësuar ndeshjen në Miami si pjesë të strategjisë së ndërkombëtarizimit të kampionatit spanjoll, me synimin për ta bërë markën “LaLiga” më të njohur në tregun amerikan, veçanërisht në prag të Kampionatit Botëror të vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht justifikimeve të Tebas, presioni ndaj ligës po rritet dita-ditës, ndërsa Real Madrid pritet të vazhdojë përpjekjet e tij ligjore për të ndaluar këtë ndeshje që, sipas tij, “rrezikon integritetin e garës kombëtare”.

Next Post

NBA-ja thyen rekorde pagash: Curry dhe yjet e tjerë në krye të listës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.