Pas humbjes ndaj Betis 1-0 në javën e shkuar, Real Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga, duke mundur 4-1 Rayo Vallecano, në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Dy protagonistët kryesor të minutave të para ishin Kylian Mbappe dhe Alvaro Carreras. Në minutën e 14-të, mbrojtësi i majtë pengohet në zonë, arbitri jep penallti për Real Madrid.
Godet Kylian Mbappe, topi në njërën anë përfundon në rrjetë, portieri në anën tjetër. Në minutën e 17-të, Carreras gjen vetë golin këtë herë, pas një kombinimi të bukur me Mbappe.
Në minutën e 35-të, Real Madrid gjen golin e tretë me Jude Bellingham. Anglez shënon me një goditje me të djathtën brenda zonës, pas asistit fantastik të Vinicius Junior.
Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Real Madrid. Në minutën e 50-të, Sergio Camello gjen golin për miqtë, pas një topi të humbur nga Vinicius Junior në zonën e tij. Në fund pati edhe disa minuta në dispozicion për Ivan Balliu, mbrojtësi tjetër i Shqipërisë, Marash Kumbulla, e ndoqi takimin nga stoli.
Në minutat shtesë, Mbappe shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij, pas asistit të Arda Guler. Sfida mbyllet 4-1 për Real Madrid, që numëron 12 pikë në pesë javë. Rayo Vallecano ka vetëm 4 pikë deri tani.