Reali i Madridit ia ka dalë sërish të kthehet në Madrid me një rezultat pozitiv nga një tjetër transfertë në Ligën e Kampioneve. Në një ndeshje ku dukej se ishim më pranë 3-1 të Bajernit, Reali përsëri ka gjetur forca dhe ka barazuar shifrat 2-2 dhe tani pret Bajernin në Madrid për 90 minutat që do të vendosin fatin e finalistit në Londër. Sulmuesi tjetër brazilian, Rodrigo ka folur për mediat, duke nënvizuar se Reali ka treguar sërish se nuk dorëzohet kurrë.
“Në futboll gjithçka është e qartë, nëse nuk arrin të fitosh të paktën shmang humbjen. Kjo në Mynih ishte vërtetim i gjallë. Dëshira ishte të fitonim, por barazimi ka qenë perfekt me gjithçka që ka ndodhur. Është në rregull, tani gjithçka është e hapur për të luajtur biletën e finales në shtëpinë tonë. Këto janë ndeshjet e Champions League, Ne jemi mësuar me ta. Ata mendojnë se ne jemi të vdekur dhe atëherë ne bëhemi më të rrezikshëm. jemi vërtet të kënaqur me këtë rezultat”, theksoi ai.
Rodrigo më pas ka folur dhe për Toni Kros, duke zbuluar se grupi po i kërkon me ngulm rinovimin. “Nuk e kuptoj për se e diskuton fjalën tërheqje. E parë se çfarë bëri, çfarë pasimi dha?! Unë dhe të gjithë ne mendojmë se ai jo vetëm që duhet të vijojë të luajë, por duhet të luajë jo një vit, por disa të tjerë”, tha Rodrigo.
PANORAMASPORT.AL