Thursday, 13. August 2026
Futboll

Real Madrid vendos çmimin e Vinicius Junior për të gjithë klubet e interesuara

GS 26/07/2026 1 Min. Lesezeit

Java që po vjen pritet të jetë shumë vendimtare për fatin e Vinicius Junior te Real Madrid. Gjatë javës së ardhshme përfaqësuesit e klubit madrilen dhe përfaqësuesit e anësorit brazilian do të ulen për të negociuar një zgjatje të kontratës.

Në rast se nuk gjehet gjuha e përbashkët, atëherë Vinicius Junior do të dalë në shitje. Sipas AS, Real Madrid do të lejojë largimin e Vinicius Junior vetëm për një shifër rreth 160 milionë euro, pa përfshirë këtu bonuset e ndryshme.

Megjithatë, optimizmi te dy palët është i madh, për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të rinovuar kontratën, e cila aktualisht skadon në qershor të vitit 2027.

Teilen: