Sonte është koha për ta mësuar skuadrën e dytë finaliste të Ligës së Kampionëve.
Përballë njëra tjetrës do të vihen Real Madridi e Bayern Munich, dy gjigantët e futbollit evropian.
Në këtë sfidë, të dy ekipet hyjnë të barabarta, pasi sfidën e parë të para një jave e mbyllën pa fitues 2:2.
Për madrilenët dy golësh realizoi Vinicius Junior, teksa për gjermanët Leroy Sane e Harry Kane nga pika e bardh.
Të dy skuadrat e kërkojnë kalimin në finale, i cili është synimi i vetëm sonte mbrëma në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Vikendin e kaluar, Reali e siguroi titullin e 36-të të La Ligas dhe synon një tjetër sukses në Ligën e Kampionëve.
Në krahun tjetër, Bayerni nuk ka pasur edicion të mirë, e ka humbur titullin e kampionit dhe është eliminuar nga kupat shtetërore dhe Championsi është synimi i vetëm i mbetur për ta.
Pra, Real Madridi është nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.
Finalisti i sotëm do t’i bashkohet Borussia Dortmundit në finalen e 2 qershorit, pasi gjermanët eliminuan Paris-Saint-Germain.