• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, agjenti i Hakimit flet për të ardhmen e marokenit

24/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Ashraf Hakimit është në udhëkryq. Agjenti i tij, Alehandro Kamao ka dhënë një intervistë për “AS”. Ai foli për thashethemet mbi largimin e mbrojtësit maroken nga PSG-ja dhe interesimin e Real Madridit.

Paris Saint-Germain v FC Lorient - Ligue 1 Uber Eats

“Ashraf dëshiron të jetë i lumtur në një projekt sportist afatgjatë. Ai është 24 vjeç dhe shkoi në Paris me shumë entuziazëm, rreth tij kishte disa skuadra, por ne zgjodhëm Parisin. Projekti ishte të arrijmë majën në Champions, fakti i mosarritjes, atje e destabilizon projektin. Drejtori sportiv i PSG-së ka gjithë respektin dhe besimin tim, besojmë se ai do t’i rregullojë gjërat dhe ashtu do të vlerësojmë të ardhmen e Ahrafit.

Ai ka edhe tre vite në kontratën e tij dhe ne duam që ai të jetë i qetë. Çfarë do të ndodhë? Nuk e di, në një moment do të duhet të ulemi me drejtuesit e PSG-së dhe të shqyrtojmë situatën e tyre. Për momentin nuk ka as një trajner dhe kjo nuk është klima ideale për të ruajtur qetësinë. Kur PSG-ja të shpallë trajnerin e ri dhe të komunikojë planet e tyre, atëherë do të vlerësojmë… Kthimi në Madrid? Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij. Ashraf është një tifoz i “galaktikëve” , por sot ai është 100% i fokusuar te PSG”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Garnacho merr numrin e Ronaldos te Man United

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.