• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi do të mbështetet jo vetëm te të ardhurat nga Botërori i ri

20/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa merkatosh relativisht të qeta, Real Madridi ka vendosur tëndërhyjë seriozisht në treg, verën 2025.

Klubi madrilen ka realizuar tashmë goditje të rëndësishme: Dean Huijsen, i ardhur për 62.5 milionë euro, dhe Trent Alexander-Arnold, i blerë për 10 milionë euro.

Këtyre do t’iu shtohet në javët e ardhshme edhe talenti i ri argjentinas, Franco Mastantuono, kartoni i të cilit ka kushtuar 45 milionë. Sidoqoftë, nuk mbaron këtu. Edhe Álvaro Carreras është pranë firmës, do të kërkojë një tjetër investim të konsiderueshëm financiar.

Për të përballuar këto operacione milionere, Real Madridi do të mbështetet jo vetëm te të ardhurat nga Botërori i ri për Klube, por edhe te një nga burimet e tij më të qëndrueshme; anëtarët. Siç raporton “Mundo Deportivo”, 96.512 anëtarët zyrtarë të klubit do të sjellin në arkën e “Los Blancos” shumën e 14 milionë eurove, falë kuotave vjetore që ndryshojnë në bazë të moshës së anëtarëve.

Një kontribut jo i vogël, që ndihmon në mbajtjen e likuiditetit të nevojshëm për të përballuar një nga merkato më ambiciozet të epokës së Florentino Pérezit. Edhe pse kjo shumë nuk e mbulon të gjithë shpenzimin, mbështetja e anëtarëve është një sinjal i qartë.

Real Madridi mbetet një klub me bazë sociale shumë të fortë, e aftë t’i mbështesë ekonomikisht, të paktën pjesërisht, ëndrrat e tij të mëdha. Me një president të vendosur dhe merkato në lëvizje, tifozët e bardhë mund të presin edhe një tjetër sezon në lartësinë e legjendës së klubit.

Next Post

Kombëtarja U-15 nis grumbullimin, trajneri Dama publikon listën me 19 lojtarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.