Real Madridi po tregon se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato vere dhe synon të forcohet edhe më shumë për sezonin e ri.
Pas transferimeve të bujshme të konfirmuara deri tani, “Los Blancos” janë të vendosur të bëjnë edhe dy goditje të tjera në tregun e lojtarëve.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, klubi madrilen tashmë po punon për të afruar një qendër-mbrojtës të ri, që do të forcojë prapavijën dhe do të shtojë konkurrencën në repartin defensiv.
Por nuk mbaron me kaq. Real Madridi po synon gjithashtu edhe një mesfushor, për të thelluar alternativat dhe për të garantuar cilësi dhe freski në një repart që ka qenë gjithmonë zemra e skuadrës.