Real Madrid vazhdon të ëndërrojë që të ketë në skuadër Kilian Mbapen. Madrilenët po provojnë gjithçka që të arrijnë akordin që këtë verë, pa pasur nevojë për të pritur verën e ardhshme kur Mbape mund të transferohet me parametra zero.
Ndërkohë, për të marrë shërbimet e tij presidenti Al Khelaifi ka kërkuar 200 milionë euro dhe nuk ka në plan që të ulë kërkesën e tij. Për këtë, Realit i duhet që të bëjë një tjetër sforco dhe do të duhet që të shesë dy yjet e skuadrës.
Federiko Valverde dhe Aurelie Tçuameni janë dy lojtarët që mund të sakrifikohen nga klubi madrilen. Ndërkohë, shuma e kërkuar për të dy arrin në 100 milionë euro por më shumë se kostoja e lojtarëve, klubet e interesuara stepen nga rrogat e tyre që janë relativisht të larta.
PANORAMASPORT.AL