• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, January 18, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

14/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi nga kategoria e dytë e futbollit spanjoll, Albacete e ka eliminuar Real Madridin nga Copa del Rey, duke e shkaktuar befasinë më të madhe të kësaj gare.

Në një ndeshje dramatike, me tre gola të realizuar në kohën shtesë, vendësit i shkaktuan humbje të rëndë “Los Blancos” 3:2, të cilët edhe vinin në këtë duel me shumë probleme.

Pas humbjes në Superkupë të dielën, Reali shkarkoi trajnerin Xabi Alonso, ndërsa as trajneri i ri, ish-mbrojtësi Alvaro Arbeloa, nuk shmangi humbjen që i kushtoi skuadrës me mënjanim nga një tjetër garë për trofe në këtë sezon.

Ky triumf historik është i pari i Albacete-s në këtë fazë të turneut që nga sezoni 1994-1995, duke shkaktuar një zhgënjim të madh për skuadrën e madhe madrilene, derisa kaloi në çerekfinale të trofeut të çmuar spanjoll.

Javi Villar dhe Jefte Betancor me dy gola, ia siguruan fitoren e jashtëzakonshme klubit të La Liga 2. 

Betancor golin e fitores e shënoi në minutën e 94-t. 

Franco Mastantuono dhe Gonzalo Garcia i shënuan golat për madrilenët. 

Garcia e barazoi rezultatin në minutën e parë të shtesës, por tre minuta më pas, Betancor shënoi për fitoren e madhe.

Next Post

“Falë jush fituam një ndeshje, ejani përsëri”, tifozët e Albacetes tallen me Real Madridin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.