• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi është gati të thyej rekordin brazilian me përforcimin e fundit shumë të nevojshëm

07/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse ky transferim është përmendur prej disa kohësh, sipas njoftimeve të fundit, Real Madridi ka vendosur të sjellë më në fund mbrojtësin super të talentuar brazilian, Vitor Reis.

Problemet në mbrojtje, kryesisht me lëndime, do ta detyrojnë Florentino Perez të thyejë rekordin e futbollit brazilian, nëse do të besohet lajmi i mëngjesit të sotëm (e martë) nga Diario AS.

Presidenti i Real Madridit është i vendosur të sjellë për 30 milionë euro mbrojtësin e talentuar Vitor Reis. Bëhet fjalë për mbrojtësin 18-vjeçar të Palmeiras, i cili ka shkëlqyer në futbollin brazilian së fundmi.

Ndonëse vlera e futbollistit të ri llogaritet në “vetëm” 14 milionë euro, thuhet se 30 milionë euro është shifra që Real Madridi do t’i paguajë ndoshta klubit më të madh brazilian.

🚨 ¡30 millones por el central brasileño!

💸 Palmeiras quiere realizar la venta más cara de un defensor en la historia de Brasil, superando la de Lucas Beraldo al PSG

⁉️ ¿Debería el Madrid apostar por él y pagar esa cifra? pic.twitter.com/iOiCnA9GLV

— Diario AS (@diarioas) January 7, 2025

Kjo do të thyente rekordin sepse Reis do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit të ligës braziliane, duke kaluar kështu rekordin e Lucas Beraldo, i cili kaloi te PSG.

Eksperiencat pozitive të Realit në sjelljen e futbollistëve nga Brazili mund të jenë kyçe në vendosmërinë e Perezit për ta sjellë atë.

Blerjet e Vinicius Junior dhe Rodrygo tashmë janë shpaguar, dhe klubi ka shpresa të mëdha për të riun Endrick, i cili ende nuk e ka provuar veten.

Next Post

S’kishte ndodhur më parë, Conceiçao trajneri që fiton më së shpejti trofe në Milan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.