• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi i “mallkuar”, e dënojnë 6 nga ish-lojtarët e tij

06/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit është mbrojtja më e mirë në La Liga në këtë sezon, me vetëm 15 gola të pësuar pas 23 javësh kampionat. E të mendosh se në asnjë ndeshje “los blancos” nuk kanë luajtur me mbrojtjen e tyre titullarë, për shkak të dëmtimeve afatgjata.

Markos Jorente, ish-madrileni që i shënoi Realit në derbi

Markos Jorente, ish-madrileni që i shënoi Realit në derbi

Kurtua, Militao, Alaba të tre të dëmtuar mjaftojnë. Megjithatë Ançeloti me “shpikjet” e tij ka mundur të ndërtojë një ekuilibër të tillë që t’i garantojë soliditet në prapavijë ekipit pavarësisht mungesave në mbrojtje. Edhe në derbin e së dielës kundër Atletikos, atij iu desh të improvizonte, ku për shkak të mungesës së Rydiger ai krijoi një dyshe qendre të formuar nga Naço dhe Karvahal! Në fund një barazim, që erdhi pikërisht si një mosmarrëveshje e të dyve. Përtej kësaj panorame, mbrojtja e Madridit është më solidja në La Liga me 15 gola të pësuar.

Por e veçanta qëndron në faktin gati gjysmën e golave të pësuar në këtë sezon në La Liga, Realit ia kanë shënuar lojtarë të dalë pikërisht nga ky klub. I fundit ishte Markos Jorente, mbrojtësi i Atletikos së Madridit, i cili i shënoi në derbin e së dielës. Jorente ka luajtur më parë në akademinë e Realit, duke arritur madje dhe të debutojë me ekipin e parë. Por të dielën në derbi i shënoi Realit duke i hequr mundësinë të shkëputet me 4 pikë nga Girona. Por Markos Jorente nuk është i vetmi në këtë listë të veçantë të golashënuesve kundër “los blancos”.

Përveç tij, Realit i kanë shënuar në këtë sezon në kampionat edhe 5 lojtarë të tjerë që më parë kanë veshur fanellën e bardhë: Arribas (Almeria), Majoral, Duro, Munjoz dhe Alvaro Morata i kanë shënuar gjithashtu Realit në këtë sezon të paktën nga një gol. Mes të gjithëve spikat Alvaro Morata, i cili i ka shënuar dy rrjeta me fanellën e Atletikos së Madridit. Tani pritet për t’u parë se cili do të jetë i radhës ish-madrilen që do të shënojë në portën e “los blancos”.

hj

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Përzgjidhen 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.