• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi konfirmon lëndimin e Camavingas, francezi pritet të kthehet në derbi

17/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi spanjoll, Real Madridi në ndeshjet e ardhshme do të jetë edhe pa mesfushorin Eduardo Camavinga, i cili ka pësuar një dëmtim.

Los Blancos konfirmuan lëndimin e lojtarit, duke njoftuar publikun se ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë.

Sipas Fabrizio Romanos, ylli francez pritet të mungojë për të paktën tre javë. Gjatë kësaj periudhe, ai do të humbasë pesë ndeshje kyçe, përfshirë sfidat e Ligës së Kampionëve kundër RB Salzburgut dhe Brestit. Ndërsa, në La Liga do të mungojë kundër Las Palmas, Valladolidit dhe Espanyolit.

Lajmi vjen si një goditje e madhe për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili e konsideron Camavingan një nga lojtarët kyç të mesfushës.
Megjithatë, shpresohet që ai të rikthehet në fushë për derbin e madh madrilen kundër Atletico Madrid, i cili është planifikuar të luhet më 9 shkurt.




Next Post

Arteta dorëzohet: Luajmë çdo 72 orë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.