Sunday, 26. April 2026
Sport

Real Madridi, mbret i Europës për herë të 15-të në histori/ Ja kush zgjidhet lojtari i ndeshjes nga UEFA

GS 01/06/2024 1 Min. Lesezeit

Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan në finalen e UEFA Champions League 2024 përballë Borusia Dortmund, në supersfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës. 

reali festa

Në fund të sfidës, lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA u zgjodh mbrojtësi Karvahal, i cili shënoi dhe golin e avantazhit. 

karvahal

Në analizën e bërë nga Paneli Teknik i Vëzhguesve të UEFA-s, ndër të tjera shkruhet: Një paraqitje shumë dinamike, e disiplinuar dhe e përkushtuar nga mbrojtësi i krahut, i cili dha një paraqitje shumë solide në mbrojtje. Ai vazhdimisht i jepte skuadrës së tij gjerësi dhe doli me momentin kyç të lojës, duke treguar besim  kur shënoi”. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: