• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi, me rikthim të rëndësishëm për “El Clásico”-n

21/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid ka marrë një lajm të mirë përpara “El Clásico”-s së fundjavës: mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold pritet të rikthehet në fushë dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso për përballjen e madhe ndaj Barcelonës, shkruan AS.

Anglezi, i cili ka munguar në gjashtë ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi, ka përfunduar një pjesë të stërvitjes të së hënës me grupin kryesor, një shenjë pozitive që tregon se rikuperimi po ecën sipas planit.

Një javë e ngarkuar për “Los Blancos”

Kjo është një javë vendimtare për Real Madridin, që kryeson La Ligën me 8 fitore dhe vetëm 1 humbje në 9 ndeshje. Skuadra e Xabi Alonsos do të përballet fillimisht me Juventusin dhe më pas me rivalët e përjetshëm, Barcelonën.

Tekniku spanjoll shpreson të rikuperojë disa nga gjashtë lojtarët e dëmtuar: përveç Trent-it, në listë janë edhe Dani Carvajal, Dean Huijsen, Dani Ceballos, Antonio Rüdiger dhe Ferland Mendy.

Në klub ka optimizëm për Mendy, i cili tashmë është stërvitur plotësisht me skuadrën dhe pret vetëm miratimin e stafit mjekësor për t’u rikthyer në lojë. Ndërkohë, Carvajal, Huijsen dhe Ceballos po vazhdojnë stërvitjet individuale dhe mbeten në dyshim për “El Clásico”-n.

Situata e Rüdiger dhe Alaba

Mbrojtësi gjerman Antonio Rüdiger është ende në fazën e rikuperimit nga një dëmtim në kofshën e majtë dhe është përjashtuar përfundimisht nga planet për këtë javë.

Nga ana tjetër, David Alaba u detyrua të largohej në pushimin e pjesës së parë në ndeshjen kundër Getafes për shkak të dhimbjeve në pulpën e djathtë. Austriaku do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, por nëse nuk rezulton serioz, pritet të jetë i gatshëm për sfidat e ardhshme.

Next Post

Laporta flet rreth ndeshjes që Barcelona do të luajë në Miami: Do të jetë një gëzim për tifozët që Barça ka atje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.