Dyshja Kylian Mbappe dhe Alvaro Carreras pritet të përfshihen në listën e lojtarëve të Real Madridit që do të udhëtojnë për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt, pas zhvillimeve pozitive në stërvitje
.
Sulmuesi francez është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës në Valdebebas, duke larguar shqetësimet rreth gjendjes së tij fizike para udhëtimit drejt Anglisë.
Nëse nuk ndodh ndonjë problem i minutës së fundit, Mbappe pritet të udhëtojë me ekipin, megjithëse ende nuk është e qartë nëse do të jetë titullar apo do të aktivizohet gjatë ndeshjes.
Edhe Carreras ka dhënë sinjale inkurajuese. Mbrojtësi i majtë ka përfunduar një pjesë të seancës stërvitore me grupin dhe pritet të përfshihet në listën e skuadrës. Nëse rikuperimi i tij vazhdon sipas planit, ai duhet të marrë pjesë edhe në seancën stërvitore të ekipit në Mançester.

Real Madridi shkon në ndeshjen e kthimit në një pozicion shumë të favorshëm pasi ka siguruar një fitore 3-0 në përballjen e parë, duke krijuar një avantazh të konsiderueshëm para takimit të kthimit në “Etihad Stadium”.
Ndërkohë, disa lojtarë të lënduar vazhduan punën e rikuperimit larg grupit kryesor. Mes tyre është edhe Raul Asencio, i cili po përballet me një shqetësim në pulpë. Disponueshmëria e tij për udhëtimin mbetet e paqartë, megjithatë nuk është përjashtuar plotësisht nga mundësia për të qenë pjesë e skuadrës./Telegrafi