Real Madridi sot (e hënë) përmes një komunikate në rrjetet sociale ka njoftuar për lëndimin që ka pësuar ylli i skuadrës Vinicius Junior.
Vinicius mbrëmë u paraqit për 90 minuta në ndeshjen ndaj Legasnesit aty ku pati një paraqitje tejet të mirë dhe dhuroi një asistim.
Fakti se ai luajti deri në përfundim të takimit nuk bëri që të vërehet se ka shqetësime për shkak të një lëndimi të mundshëm.
“Pas testeve të bëra sot tek lojtari ynë Vini Jr nga stafi mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostifikuar me një lëndim muskulor në këmbën e majtë”, ka njoftuar klubi spanjoll.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Vinicius pritet që të mungojë rreth tri javë duke humbur kështu sfidën ndaj Liverpoolit në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Qëllimi kryesor i reprezentuesit brazilian tashmë është që të rikthehet për finalen në garën ‘Intercontinental Cup’ që do të zhvillohet më datë 18 dhjetor.
Ndeshjet që Vinicius do t’i mungojë Real Madridit:
Liverpool
Getafe
Athletic Club
Girona
Atalanta
Rayo Vallecano