Friday, 22. May 2026
Sport

Real Madridi merr pikë të plota

GS 09/03/2025 1 Min. Lesezeit

Real Madridi ka arkëtuar tre pikë të mëdha.

Reali e ka mposhtur rivalin e kryeqytetit, Rayo Vallecanon, me rezultat 2:1, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Mbappe në minutën e 30-të e Vinicius Junior në atë të 34-tën realizuan për fitoren e kamponit në fuqi të Spanjës. 

Mysafirët ngushtuan humbjen me golin e Diaz në minutën e 45+2.

Ivan Balliu u paraqit nga minuta e 70-të për Vallecanon.

Pas javës së 27-të Reali është në vend të dytë me 57 pikë sa ka edhe lideri Barcelona me 57 por kjo e fundit ka një ndeshje më pak.

Vallecano zë vendin e 7-të me 36 pikë.

Teilen: