Real Madridi nuk e ka ndalur kërkimin për trajnerin e ri, pasi Alvaro Arbeloa është në krye të ekipit deri në fund të sezonit, si i përkohshëm.
Mediumet në Spanjë, raportojnë se Real Madridi ka gjetur trajnerin idel pasi është refuzuar nga gjermani Jurgen Klopp.
Bëhet fjalë për argjentinasin, Mauricio Pochettino, i cili aktualisht është selektor i SHBA-së dhe ka kontratë deri në fund të Botërorit që mbahet këtë vit.
Pochettino po shihet si trajneri ideal për të udhëhequr Real Madridit prej sezonit të ardhshëm dhe Florentino Perez pritet së shpejti të nis kontaktet me 54-vjeçarin.
Në nivel klubesh, Pochettino ka qenë trajner te Espanyoli, Southamptoni, Tottenhami, PSG-ja dhe Chelsea.
Teilen: