• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi nderon ish-kundërshtarin Andres Iniesta

09/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi ka nderuar ish-lojtarin e Barcelonës, Andres Iniesta, pasi ky i fundit u largua përfundimisht nga futbolli aktiv.

Iniesta dje njoftoi se i ndau rrugët me futbollin aktiv, pas një karriere goxha të suksesshme me Barcelonën dhe aventurave në Japoni e në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Spanjolli fitoi nëntë herë La Ligën, katër herë Ligën e Kampionëve dhe disa trofe të tjerë.

Gjatë kohës së tij në Barcelonë, rivaliteti me Real Madridin mori një tjetër nivel, derisa më 2015 ai u duartrokit nga tifozët në “Santiago Bernabeu”, pas një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren 4-0 të Barcelonës.

Klubi nga kryeqyteti e nderoi Iniestën me një komunikatë pas largimit të tij, duke i kujtuar edhe golin e shënuar me Spanjën ndaj Holandës, që i dhuroi “Stuhisë së Kuqe” titullin kampion bote.

Në komunikatë thuhej po ashtu se klubi “nderon dhe admiron një nga legjendat më të mëdha në historinë e futbollit spanjoll”.

“Real Madridi i dëshiron suksese në të ardhmen, atij dhe familjes së tij”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e klubit madrilen.

Next Post

Vlahovic i vetëm në sulmin e Juventus, “Zonja” mendon për merkaton e janarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.