Wednesday, 29. April 2026
Sport

Real Madridi pas dyshes së Chelseat

GS 29/09/2025 1 Min. Lesezeit

Real Madridi po mendon për përforcimet e sezonit të ardhshëm dhe tashmë thuhet se ka gjetur dy objektivat që verën tjetër synon ti transferojë në “Santiago Bernabeu”.

Bëhet fjalë për dy mesfushorët e Chelseat, Moises Caicedon dhe Enzo Fernandezin, të cilët po pëlqehet shumë nga trajneri Xabi Alonso.

Caicedo dhe Enzo, po shihen si përforcime të rëndësishme për mesfushën e Realit sezonin tjetër dhe klubi spanjoll po bën gati ofertën për shërbimet e tyre.

Madrilenët duhet ti bëjnë gati të paktën 200 milionë euro për ta bindur Chelsean në lirimin e tyre, duke pasur parasysh se dy mesfushorët kanë kontrata afatgjate.

Caicedos i skadon kontrata në vitin 2031 kurse Enzos në vitin 2032 me ekipin nga Londra.

 

Teilen: