Monday, 25. May 2026
Futboll

Real Madridi, stuhi në “Bernabeu”. Pankarta kundër Florentino Perez, presidenti përplaset me tifozët (video)

GS 15/05/2026 1 Min. Lesezeit

Nuk ka shumë për t’u diskutuar për renditjen, por protestat kanë qenë të shumta. Real Madrid-Real Oviedo, sfida e La Liga-s mes ekipit të vendit të dytë dhe të fundit në klasifikim, tashmë i rënë nga kategoria, u kthye në shkëndijën e revoltës së tifozëve ndaj lojtarëve dhe sidomos drejtuesve të klubit.

Në qendër të kritikave ishte presidenti Florentino Perez, të cilin fillimisht kamerat e kapën duke debatuar me një tifoz në tribunë, ndërsa më pas siguria e “Bernabeu” largoi pankartat kundër tij.

Disa prej tyre kishin mesazhe shumë të qarta: “Florentino, fajtor” dhe “Florentino, largohu”. Konferenca për shtyp e presidentit Perez pas ndeshjes me Barcelonën nuk ndihmoi aspak për ta ulur tensionin te skuadra e drejtuar nga Álvaro Arbeloa, e cila pritet ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe.

🚨🚨| Florentino Pérez seen arguing with fans during Real Madrid’s game against Real Oviedo.

A “FLORENTINO, LEAVE NOW” banner shown by fans was later removed.pic.twitter.com/RsWwFDl5Es

— CentreGoals. (@centregoals) May 14, 2026

Teilen: