• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi zbulon datën e prezantimit të Mbappes

10/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht datën dhe orën e prezantimit të sulmuesit Kylian Mbappe.

Mbappe dhe Los Blancos konfirmuan para disa javësh arritjen e marrëveshjes për transferimin e francezit si lojtar i lirë në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, prezantimi i tij është shtyrë shkaku i angazhimit të lojtarit me kombëtaren e Francës në Euro 2024.

Por, pritjes i ka ardhur fundi tashmë dhe Mbappe shumë shpejt do të prezantohet si lojtar i ri i Mbretërve.

“Real Madrid CF njofton se të martën e ardhshme, më 16 korrik, në orën 12:00 do të bëhet prezantimi i lojtarit tonë Kylian Mbappe në stadiumin Santiago Bernabeu”.

“Më parë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të presë Kylian Mbappe në Real Madrid City për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që lidh lojtarin tonë të ri me klubin për pesë sezonet e ardhshme”.

“Pas prezantimit, Kylian Mbappe do të flasë për mediat në sallën e shtypit të Santiago Bernabeu”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.

Përveç kësaj, Los Blancos kanë konfirmuar se Mbappe do ta mbajë veshur fanellën me numër 9. /Telegrafi

 

Official Announcement: Kylian Mbappé’s presentation.#RealMadrid | #WelcomeMbappé

— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 10, 2024

Next Post

Mbrojtësi i Holandës, Miki Van De Ven: Unë apo Saka më i shpejti? Mjafton të shihni statistikat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.