Gastroenteriti (infeksioni dhe inflamacioni i sistemit tretës) e ka dobësuar shumë Kylian Mbappèn, aq sa ka humbur pesë kilogramë.
Sulmuesi i Real Madridit nuk u thirr nga Xabi Alonso për ndeshjen kundër Salzburgut, një zgjedhje paraprake siç u shpjegua nga trajneri në konferencën për shtyp:
“Është dita e tij e parë në fushë, ai nuk është rikuperuar plotësisht ende. Ai preferon të qëndrojë dhe të punojë për të qenë gati për ndeshjen e fazës së 1/8-ve të finales, sigurisht nëse arrijmë atje”.