Sunday, 12. April 2026
Sport

Real Sociedad mposht Salzburgun, Union Berlin barazon me Bragan

GS 03/10/2023 2 Min. Lesezeit

Dy ndeshjet e para të së martes në Ligën e Kampionëve kanë përfunduar.

  

Real Sociedad pas barazimit me Interin kan arritur të mposht RB Salzburgun 2:0.

Ishte kapiteni i skadrës spanjolle, Mikel Oyarzabal që vetëm pas shtatë minutave lojë befasoi kundërshtarët, duke e quar topin në rrjetë.

Brais Méndez arriti të volosë fitoren e Sociedad, duke siguruar fitoren.

Sociedad tani kryeson grupin D me katër pikë, kurse Salzburgu është në vendin e dytë.

Ndeshja tjetër, ndërmjet  Union Berlin dhe Bragas nuk pati fitues.

Përballja u mbyll me rezultat 2:2.

Përpara një turme rekord klubi, Unioni u duk se filloi me shpejtësi kur Robin Gosens u fut pas dhe shënoi, por goli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Tifozëve të Unionit më në fund iu dha arsye për të festuar kur kapiteni i klubit Sheraldo Becker kaloi ekipin vendas në epërsi, duke bërë histori me golin e parë të klubit në këtë kompeticion.

Becker e ndoqi golin e tij me një tjetër goditje vetëm gjashtë minuta më vonë pasi depërtoi, duke dyfishuar epërsinë e mikpritësve para pushimit.

Megjithatë, festimet nuk zgjatën shumë, pasi Sikou Niakate i dha Bragës një litar shpëtimi duke përgjysmuar epërsinë.

Braga vazhdoi të ushtronte presion pas rifillimit dhe ata morën shpërblimin e tyre vetëm pesë minuta më vonë, kur Bruma bëri një goditje nga distanca në këndin e sipërm për të barazuar rezultatin. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: