• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali afrohet me Barcelonën, Kurtua: Ky ishte reagimi i duhur pas disfatës me Liverpulin

02/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i Realit, Tibo Kurtua, luajti të dielën pasdite kundër Getafes ndeshjen e tij të 250-të me fanellën e bardhë.

Një rrugëtim që nisi me dyshime në vitin 2018, nga e cila u rikuperua për t’u bërë një lojtar kyç në sukseset e skuadrës së bardhë në vitet e fundit.

Kjo e ka bërë atë të jetë portieri i dytë me përqindjen më të madhe për portën e mbajtur të paprekur.

Kurtua ka festuar 250 ndeshjet e tij ndaj rivalit ndaj të cilit është mposhtur më së paku, pasi ndaj Getafes, përfshirë edhe ndeshjen e kësaj të diele (2-0), ai ka mbajtur portën e pastër 14 herë gjatë karrierës së tij.

Belgu numëron 40.8% të ndeshjeve pa pësuar (102 nga 250), ndërsa Visente Train, portier i “Los Blancos” në periudhën 1960-1964, ka 41% (41 nga 100).

Portieri i Realit të Madridit ka folur për ndeshjen e djeshme, duke u shprehur i kënaqur me reagimin e ekipit pas humbjes në Liverpul në mesjavë në Ligën e Kampioneve.

“Ne patëm një reagim të mirë pas disfatës në mesjavë në Champions. E nisëm lojën shumë mirë kundër një ekipi intensiv që shkurton lojërat, shënuam dy gola në pjesën e parë dhe harruam të luanim, por krijuam shumë raste në të dytën që, fatkeqësisht, Mbape nuk mundi t’i përfundonte. Goli i tij ishte i shkëlqyer, por është për të ardhur keq ai nuk shënoi më shumë. Jam i sigurt se do të përfundojë duke shënuar shumë”, tha ai.

Next Post

VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit me hap kampioni, bergamaskët zhysin në vendin e 15-të Romën! Kryeqytetasit shohin makthet e zonës së ftohtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.