• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali, Ancelotti drejt Valencias: Pres një kundërshtar të motivuar

02/01/2025
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Valencia e nis vitin e ri herët duke u përballur me Real Madridin në ndeshjen e prapambetur në La Liga. Ndeshja u shty dy muaj më parë për shkak të përmbytjeve që përfshiu rajonin e Valencias, duke vrarë më shumë se 200 persona. Valencia ishte në fund të ligës në atë kohë, me vetëm dy fitore dhe shtatë pikë nga 11 ndeshje.

Tani ata janë në vendin e dytë nga fundi me 12 pikë në 17 ndeshje. Fituan vetëm një herë pas shtyrjes që bëri që klubi të zëvendësonte trajnerin Rubén Baraja me Carlos Corberan gjatë pushimit të Krishtlindjeve.

“Ne presim një kundërshtar që mund të jetë veçanërisht i motivuar pas ndryshimit të trajnerit”, tha të enjten trajneri i Realit, Carlo Ancelotti. “E pamë se si ai stërviti te Ëest Brom dhe do të shohim se si përshtatet me lojtarët që ka tani te Valencia”.

Madridi e mbylli vitin duke fituar Kupën e Botës për Klube dhe duke mundur Sevillan 4-2 në ligë. Një barazim të premten do të mjaftonte për ta rikthyer skuadrën e Ancelottit në vendin e parë, duke barazuar pikët me Atletico Madridin, por përpara me golavarazh. Një fitore do ta çonte Madridin në vendin e parë me pesë pikë ndaj Barcelonës së vendit të tretë.

 

Next Post

Prizrenasit përforcohen me dy lojtarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.