Monday, 2. March 2026
Sport

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

GS 02/03/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madridi është befasuar në shtëpi nga skuadra e Getafes në duelin e fundit të xhiros së 26-të në La Liga të Spanjës.

Në ndeshjen e luajtur të hënën mbrëma në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Getafe triumfoi me rezultatin minimal 1:0.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në fund të pjesës së parë për fitoren e madhe të Getafes.

Martin Satriano realizoi supergol në minutën e 39-të, duke i dhënë pikët e plota Getafes, që tani ngjitet në pozitën e 11-të në tabelë me 32 pikë.

Për Realin, kjo është disfata e dytë rresht në kampionat.

Në anën tjetër, Reali me këtë humbje mbetet i dyti në tabelë dhe ka katër pikë më pak se Barcelona.

Barcelona prinë në La Liga me 64 pikë, katër më shumë se Real Madridi, që ndeshjen ndaj Getafes e mbylli me një lojtar më pak.

Franco Mastantuono u ndëshkua me karton të kuq në kohën shtesë të takimit.

Edhe te Getafe largua nga ndeshja Adrian Liso pas kartonit të dytë të verdhë.

Teilen: