Tuesday, 19. May 2026
Sport

Reali bën “bingo”, merr lojtarin e pazëvendësueshëm nga Liverpuli

GS 25/03/2025 1 Min. Lesezeit

Trent Aleksandër-Arnold me shumë gjasa do të jetë lojtar i Realit nga edicioni i ardhshëm. Kjo marrëveshje është drejt konkretizimit, ndërsa palët raportohen se po shkojnë në hapat e duhur.

liverpul

“Galaktikët” do të finalizonin një tjetër lëvizje të bujshme me kosto zero. Kjo pasi yllit të Liverpulit i përfundon kontrata në fundin e sezonit.

26-vjeçari u kthye në një lojtar të pazëvendësueshëm për krahun e djathtë të mbrojtjes. Futbollisti i përfaqësueses së Anglisë do të provonte kështu për herë të parë larg Liverpulit.

Duhet thënë se Reali po vuan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe vendi i tij si titullar do të ishte i padiskutueshëm.

alexander-arnold-20240101-getty-ftr_h9ua2r4zdz5m1c1ojvrafnd4k

PANORAMASPORT.AL

Teilen: