Real Madridi pësoi një humbje në minutën e fundit, 2-1 në fushën e Osasunës, duke i dhënë Barcelonës një shans për të kapërcyer Blancos në krye të La Liga nesër.
Në ndeshjen e sotme mes Osasunës dhe Real Madridit, vendasit morën epërsinë me një penallti nga Ante Budimir, në minutën e 38-të të pjesës së parë. Real Madridi barazoi në minutën e 73-të me anë të Vinicius Junior, i cili ktheu në gol një pasim nga Valverde.
Në minutën e 90-të, Raul Garcia shënoi golin e fitores pas një rishikimi në VAR. Real Madridi mbetet kështu në kuotën e 60 pikëve, dy pikë përpara Barcelonës, e cila luan nesër në Camp Nou kundër Levantes.
Një mundësi e artë për djemtë e Flick për të kapërcyer rivalët e tyre dhe për të marrë vendin e parë në La Liga.