• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali dëshiron ta “blindoj” Viniciusin

29/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi po punon për të siguruar të ardhmen afatgjatë të Vinicius Jr, mes interesimit të vazhdueshëm nga klubet e Arabisë Saudite.

Sulmuesi brazilian ka qenë në radarin e tyre prej kohësh dhe një ofertë marramendëse mbetet ende në tryezë

Sipas gazetarit Tomas Gonzalez-Martin përmes El Debate, Vinicius pritet të rinovojë kontratën me Real Madridin deri në vitin 2029.

Të dyja palët janë afër një marrëveshjeje të plotë, megjithëse bisedimet nuk kanë qenë të lehta. Pengesa kryesore ka qenë kërkesa për pagë nga ana e agjentit të lojtarit.

Agjenti i Viniciusit kërkon një pagë rreth 30 milionë euro në vit, shifër që tejkalon strukturën aktuale të pagave te Real Madridi.

Klubi spanjoll nuk është i gatshëm të prishë ekuilibrin financiar, ndaj është duke negociuar për përmirësim të bonuseve dhe përqindje më të lartë nga të drejtat e imazhit.

Pavarësisht këtij hendeku, të dyja palët janë të sigurta se rinovimi do të ndodhë. Vetë Vinicius është i vetëdijshëm për rritjen e vlerës së tij, por beson se ende ka shumë për të dhënë në Evropë.

Ndërkohë, oferta nga Arabia Saudite, e raportuar deri në 1 miliard euro për pesë vite vazhdon të mbetet aktive, por për momentin, braziliani është i fokusuar te qëndrimi në Madrid.

Next Post

12 futbollistë do t’i japin lamtumirën Rossonerëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.