David Alaba ka nisur të shohë dritë në fund të tunelit, pasi dëmtimit që pësoi dhjetorin e vitit 2023.
Qendërmbrojtësi austriak, një nga peshat e rënda në dhomat e zhveshjes së Reali, po përshpejton fazën përfundimtare të rikuperimit të tij dhe është planifikuar të kthehet në fushat e lojës midis tetorit dhe dhjetorit.
Ish-lojtari i Bajernit dha një intervistë për revistën “QG” në të cilën ai ka folur për atmosferën në klub dhe ambicien e skuadrës së Ançelotit për të fituar shtatë trofe në këtë sezon.
“Në dhomat e zhveshjes së Realit ka një frymë të shkëlqyer. Të gjithë ndihemi si një familje. Reali është i veçantë, duhet të fitosh gjithmonë dhe të jesh i suksesshëm dhe kjo është diçka që vërehet çdo ditë”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL