Almeria gati sa ka befasuar Realin në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.
Reali ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Almerias.
Goli i dytë i futbollistit Vinicius Junior do të diskutohet gjatë për faktin se ai ka shënuar me krah.
Gjyqtari shikoi VAR-in dhe e ka pranuar golin, ndërsa trajneri i Almerias, Gaizka Garitano, ka protestuar me këtë rast.
Almeria ka avancuar me rezultat 0:2 me golat e futbollistëve Ramazani (1′) e Gonzalez (43′).
Reali është “zgjuar nga gjumi” në pjesën e dytë duke barazuar me golat e Bellingahm nga penalltia (56′) e Vinicius Junior (67′).
Në minutën e 90+9, Carvajal ka shënuar nga afërsia për fitoren 3:2 të Realit.
Real Madrid kryeson me 51 pikë, duke lënë pas Gironan me 49.
Almeria është në fund të tabelës pa asnjë fitore, me 6 barazime e 15 humbje, ka 6 pikë pas 21 jave në kampionatin spanjoll.