Thursday, 26. March 2026
Sport

Reali fiton me përmbysje në Almeria

GS 19/08/2023 1 Min. Lesezeit

Reali Madridi ka shijuar fitoren e dytë rresht në kampionatin spanjoll.

Futbollistët e Realit nuk lejuan befasi, duke triumfuar me rezultat 3:1 në konak të Almerias.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 3-të me golin e futbollistit Arribas.

Madrilenët nuk lejuan befasi dhe së shpejti barazuan pikërisht në minutën e 19-të me golin e Bellingham.

I njëjti futbollisti ka realizuar në minutën e 60-ë, ndërsa Vinicius Junior vulosi  fitoren në 1:3 në minutën e 73-të.

Reali kryeson me 6 pikë dhe Almeria është në fund pa pikë.

Teilen: