Alfonso Dejvis është lakuar ndjeshëm javët e fundit si emër potencial për të veshur fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm, madje kaloi në atë pikë saqë u përfol për negociata mes agjentit të “raketës” kanadeze dhe “galaktikëve”.
Ekipi i Bajernit ka dhënë deklaratë të qartë me presidentin Hainer, sa ata nuk e kanë në plan të “lëshojnë” lojtarin, marrë në konsideratë kontratën deri në vitin 2025.
“Dejvis është në bashkëpunim me Bajernin edhe për dy vite të tjera. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi në gjirin tonë dhe e cilësojmë si mbrojtësin e majtë më të mirë në botë. Sigurisht që duam ta mbajmë Alfonson dhe shpresojmë se dëshira e tij është e njëjtë si jona”, tha presidenti i Bajernit.
Anësori i majtë në prapavijë erdhi te Bajerni në vitin 2019, aty ku bavarezët shpenzuan 14 milionë euro në arkat e ekipit të Vankuverit (skuadër që militon në MLS). Përgjatë sezonit aktual kanadezi numëron 17 ndeshje në urdhrat e Tomas Tuhel, e pasur me 3 gola. Vlera në treg sipas mediumit ekspert të “transfermarkt” kap shifrën e 70 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL