• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali i Madridi synon ‘yllin’ e City-t, Guardiola mendon ta zëvendësojë me Pavlović-in

01/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City po shikon me kujdes të ardhmen e mesfushës së tij, pasi Real Madridi ka vendosur në shënjestër një nga lojtarët më të rëndësishëm të Pep Guardiolës, Rodrin. Mesfushori spanjoll, 29 vjeç, është kthyer në një element kyç në skemën e “Qytetarëve”, ndaj interesimi i madrilenëve po e detyron klubin anglez të përgatitet për çdo skenar.

Sipas raportimeve të ‘Caught Offside’, emri që ka tërhequr vëmendjen e City-t është ai i Aleksandar Pavlović-it. Mesfushori i ri i Bayernit, vetëm 21 vjeç, është rikthyer në formacion pas një dëmtimi në fytyrë (frakturë e orbitës) dhe ka treguar paraqitje bindëse me bavarezët. Guardiola e sheh si një profil ideal për mënyrën e tij të lojës.

Nuk përjashtohet mundësia që Manchester City të provojë një ofertë që në merkaton e janarit. Megjithatë, bisedimet me Bayern-in nuk do të jenë të lehta, pasi Pavlović ka kontratë deri në vitin 2029, të rinovuar vetëm një vit më parë.

Nëse Rodri largohet drejt Madridit, City mund të shohë te Pavlović një pasardhës të denjë për të mbajtur në këmbë balancën e mesfushës së Guardiolës.

Next Post

Përurohet stadiumi i ri në Gjonaj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.