• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali i Madridit mbetet pa portierë kundër Valencias

04/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pa portierë! Kjo është situata te Reali i Madridit, diçka më shumë se 24 orë para ndeshjes në La Liga kundër Valencias.

Kurtua vazhdon të qëndrojë në infermieri dhe nuk është rikuperuar ende plotësisht nga dëmtimi i pësuar me kombëtaren e vendit të tij.

Si të mos mjaftonte dëmtimi i belgut, Reali ka humbur dhe shërbimet e Andrij Lunin.

Portieri ukrainas ka shfaqur një shqetësim muskulor dhe nuk është stërvitur.

Klubi i bardhë nuk e ka përjashtuar atë për ndeshjen kundër Valencias.

Më shumë për të do të mësohet sot kur ai t’i nënshtrohet një tjetër testi fizik. Por burimet mjekësore thonë se do të jetë gati e pamundur për të për të luajtur të shtunën.

Ndoshta lojtari mund të shtrëngojë dhëmbët dhe të luajë me injeksion. Por në të njëjtën kohë nuk përjashtohet rreziku që Lunin të mungojë për tri javët në vazhdim.

Gjithçka nisi kundër Sociedadit, rreth minutës së 51-të. Ai luajti me vështirësi minutat e mbetura ndonëse e mbylli ndeshjen.

Ai e dinte se diçka nuk shkonte, por këmbënguli të luante deri në fund në barazimin e vuajtur ndaj baskëve.

Dje ai kishte ende dhimbje dhe analizat e vërtetuan problemin e tij.

Në këtë pikë, ka një shans të mirë që Fran Gonzalez të jetë portieri titullar i Ançelotit kundër Valencias, por ende nuk është përfundimtare.

Në këto kushte janë të shumtë ata që pyesin se çfarë po ndodh me Kurtua.

Vlen të kujtojmë se pak më shumë se një vit më parë ai krisi meniskun në gjurin e tij të djathtë. Pas rikuperimit nga këputja e ligamentit të kryqëzuar të majtë, e cila preku meniskun… ai dëmtoi këmbën tjetër.

Kjo është një dukuri e zakonshme, pasi rehabilitimi për këto lloj lëndimesh ka tendencë të ushtrojë më shumë stres në këmbën “e mirë”, duke shkaktuar mbingarkesë dhe, ndonjëherë, lëndim. Kështu ndodhi me të. Dhe kjo është pjesërisht ajo që po e pengon atë tani.

Next Post

Brojës i mjaftojnë pak minuta për të fituar besimin e Mojes, trajneri i Evertonit: Ka kualitet dhe aftësi, t’i japim mundësi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.