• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Reali ka 9 ditë pushim”, ankohet Guardiola, reagon Ancelotti

01/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid-Manchester City është çifti më i fortë në çerekfinalet e Champions League. Trajneri i kampionëve në fuqi, Pep Guardiola u ankua për kalendarin e ngjeshur të Citizens, ndryshe nga sa ndodh me “Los Blancos”.

“Ne do të luajmë sot (e diel) me Arsenalin, të mërkurën me Aston Villën dhe të shtunën me Crystal Palace… Dhe pas këtyre tri ndeshjeve, përballemi me Realin në Madrid.

Nga ana tjetër ata do të luajnë ndaj Athletic Bilbaos dhe më pas do të kenë 9 ditë pushim… Për t’u përgatitur për sfidën ndaj nesh. Ky është një komoditet i madh, që ndikon jo pak në të tilla nivele”, u ankua spanjolli.

Rreth kësaj çështjeje foli edhe Carlo Ancelotti. Trajneri i Realit u tregua i sinqertë pas fitores 2-0 ndaj Athletic Bilbaos, ku ndër të tjera tha:

“Ky është futbolli. Jam i lumtur që do të kem 9 ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen me Cityn. Po, e pranoj që ne kemi një avantazh të vogël…

Gjithsesi, një gjë e tillë nuk do të ketë ndikim të madh në ndeshje. Kohë kemi për të qenë gati ndaj Cityt dhe do të bëjmë më të mirën tonë”, theksoi tekniku emilian.

Çerekfinalja e parë do të luhet në datën 9 prill në “Santiago Bernabeu”, ajo e kthimit tetë ditë më vonë në “Etihad”. Skuadra që kualifikohet do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e Bayern Munich-Arsenal.

Next Post

Dyshimet për Allegrin rriten pasi Juventus rrezikon të humbasë në Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.