Friday, 1. May 2026
Sport

Reali konfirmon lëndimin e Alexander-Arnoldit

GS 17/09/2025 1 Min. Lesezeit

Trent Alexander-Arnold mbrëmë është lënduar në ndeshjen ndaj Marseilles. Ai lëshoi fushën pas vetëm 5 minutave lojë, ku ndjeu shqetësim në këmbën e tij.

Klubi madrilen konfirmoi lëndimin muskulor në kofshën e majtë të anglezit, pas disa testimeve të kryera gjatë ditës së sotme. Anglezi, do të mungojë 6 deri në 8 javë jashtë fushës së blertë.

Kujtojmë se Reali mbrëmë e nisi me fitore rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, pasi që mposhti Marseillen në “Santiago Bernabeu”, me rezultat 2-1.

 

Teilen: