Wednesday, 6. May 2026
Sport

Reali Madrid i përçarë përpara “El Clasico”, Rudiger godet me shpullë Carreras

GS 06/05/2026 2 Min. Lesezeit

Xixa në dhomën e zhveshjes së madrilenëve. Pas çështjeve të Ceballos dhe Mbappe, vjen zënka mes dy mbrojtësve pikërisht para sfidës me rivalët e përhershëm.

Të dielën Real Madrid viziton Barcelonën dhe e ka të qartë se, nëse nuk fiton, rivalët e përhershëm do të festojnë titullin e 29-të në histori. “El Clasico” vjen në një moment shumë delikat, në një situatë shumë të ndezur në shtëpinë e madrilenëve.

Trajneri Arbeloa duhet të menaxhojë mirë dhomën e zhveshjes, që është gati të shpërthejë. Në një kohë të shkurtër është zbuluar ajo çfarë flitej prej kohësh. Fillimisht situata me Dani Ceballos, që bëri me dije se i ka “kërkuar trajnerit të mos ketë asnjë raport me të” pas një takimi privat me Arbeloan.

Më pas çështja “Mbappé”, me shokët të lodhur dhe bezdisur nga sjellja joprofesionale e francezit, siç ishte udhëtimi, – si i dëmtuar – në Cagliari.

Së fundi përplasja Rudiger-Carreras. “Onda Cero” bën me dije se Antonio Rudiger ka goditur me shpullë shokun e skuadrës, Alvaro Carreras, pasi nuk i ka pëlqyer sjellja e tij. Dy mbrojtësit janë ndarë nga shokët e tjerë. Carreras ka qenë në shënjestrën e trajnerit Arbeloa për disa qëndrime të tij jo profesionale.

Teilen: