• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali Madridi zyrtarizon rinovimin e Kroos

21/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi dhe Toni Kroos kanë zyrtarizuar zgjatjen e kontratës së lojtarit në fjalë, i cili lidhet me klubin e bardhë deri më 30 qershor 2024.

Për gjermanin do të jetë sezoni i dhjetë te “Los Blancos”, skuadër nga e cila ai planifikon të tërhiqet nga futbolli, edhe pse jo tani.

“Bernabeu” do ta gëzojë të paktën edhe një sezon më shumë të futbollistit gjerman, i cili gjatë gjithë këtij viti po vlerësonte nëse duhej të vazhdonte apo jo me të bardhët.

Ai donte të vlerësonte veten nëse mund të ishte i dobishëm për ekipin dhe pas sezonit të tij të mirë e bisedave me Ancelottin dhe klubin ka vendosur ta zgjasë kontratën deri në vitin 2024.

Mbi 30 vjeç, Kroos është tashmë në dinamikën e të shkuarit vit pas viti me kontratën te Real Madridi.

Kështu, ndërsa luan, gjermani do të duhet të vlerësojë sërish nëse do të përballet me një rinovim të ri apo nëse do “t’i varë këpucët në gozhdë” në fund të sezonit të ardhshëm.

Gjermani ka thënë gjithmonë se nuk e imagjinon një karrierë tepër të gjatë, megjithëse gjithçka do të varet nga ndjenjat e tij në fushë.

Next Post

“Djajtë” prishin planet e “topçinjve”, United “sfidon” Arsenal për Declan Rice

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.