Friday, 13. February 2026
Sport

Reali merr vendim për Ancelottin

GS 20/05/2023 1 Min. Lesezeit

Carlo Ancelotti është takuar këtë të premte me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për të folur për kontratën aktuale dhe sezonin e ardhshëm, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, nga Manchester City.

Sipas mediumit spanjoll, Marca, kreu i Realit, e ka siguruar Ancelottin, se do që që të vazhdojë me të deri në përfundim të kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2024.

Të dy kanë filluar të bëhen gati për sezonin e ardhshëm dhe përforcimet për të përmirësuar skuadrën.

Objektivi, padyshim, është përmirësimi i konkurrencës.

Teilen: