Reali ndalet përsëri, barazim 2-2 në fushën e Elche. Ky është barazimi i dytë i madrilenëve, pas atij 0-0 në fushën e Vallecano, duke i dhënë mundësinë Barcelonës të afrohet në klasifikim, distanca është reduktuar në një pikë.
Xabi Alonso dhe skuadra e tij nuk patën përqendrimin e duhur kundër Elches, të cilët ëndërruan dhe iu afruan suksesit deri në momentin e golit të barazimit të shënuar nga Bellingham. Madrilenët kryesojnë me 32 pikë, +1 mbi Barçën.



