• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali nderlikon çështjen e titullit, goditje dhe një “arsenal” dyshimesh

07/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona dhe Reali i Madridit janë ndalur në rrugëtimin e tyre të shtunën, duke zhgënjyer. Më keq ka bërë Reali i Madridit, që është mundur në shtëpi nga Valencia 1-2. Por as Barcelona nuk ka ditur të përfitojë nga humbja e “Los blancos”, duke mos shkuar më shumë se një barazim (1-1) ndaj Betisit.

Screenshot 2025-04-07 155831

Një tjetër paraqitje e shëmtuar e Realit të Madridit, që këtë herë e ka paguar.

SHENJA ALARMANTE NË MADRID – “Los blancos” kanë bërë një paraqitje të shëmtuar kundër Valencias. Një takim ku tifozët kanë kontestuar për herë të parë hapur sulmuesin Vinicius për penalltinë e humbur. Skuadra e bardhë ka paguar shtrenjtë dyshimet që kanë lindur në Madrid prej disa kohësh dhe që Ançeloti nuk ka qenë në gjendje t’i zgjidhë: problemin në portë dhe brishtësinë e mbrojtjes, një mesfushë që nuk gjeneron aq shumë si më parë, një Vinicius që ka filluar të ndiejë zemërimin e “Bernabeut”, dështimet në penallti dhe pasigurinë në ekzekutim.

Dhe pas kësaj goditjeje të rëndë pa pasur asnjë minutë për të humbur, vjen Arsenali në Ligën e Kampioneve. Ka shumë pak kohë për t’u rikuperuar, por gjithashtu zgjidhje tjetër nuk ka. Realit i duhet të shtrëngojë dhëmbët në një moment delikat të sezonit. Dhe i është dashur të shpenzojë energji të tepërta në kompeticione të ndryshme, Champions, Kupa e Mbretit. Skuadra ka nisur të ndjejë mungesat e mëdha në mbrojtje. Kurtua pritet të jetë ndaj Arsenalit, por kjo nuk i zgjidh problemet e shumta që skuadra ka shfaqur në prapavijë.

MË PAK IDE NË MES – Reali kishte gjetur te Dani Sebajos një zgjidhje për problemet e tij në mesfushë dhe ka mundësi që ai t’ia dalë dhe të jetë gati për ndeshjen kundër Arsenalit. Modriç ka shtuar sërish “peshë”, por vazhdon të shtojë edhe vite! Valverdes i është dashur të japë shumë herë dorën prapa… Fakti është se skuadra e ka pasur të vështirë edhe të dominojë ndeshjet në ndeshjet e fundit. Kamavinga ka bërë një hap prapa dhe Tçuameni, megjithëse ka siguruar ekuilibër, nuk është një profil për të gjeneruar shumë lojë.

VINICIUS, JO I PAPREKSHËM – Madridi i Ançelotit e ka bazuar një pjesë të mirë të suksesit te një Vinicius i shkëlqyer, i cili këtë sezon nuk ka qenë konstant, pa harruar polemikat me arbitrat apo rivalët. Ndaj Valencias u dëgjuan disa fishkëllima pasi humbi një tjetër penallti. As goli i tij në pjesën e dytë nuk qetësoi një pjesë të tribunës. Ai numëron 20 gola dhe këmbëngulja e tij nuk mund të vihet në dyshim. Por fakt është se Vinicius nuk është më i paprekshëm.

PENALLTITË – Çështja e ekzekutuesit të penalltisë ka qenë një temë debati për trajnerin e Realit gjatë gjithë sezonit. Në fund, italiani vendosi që Mbape dhe Vinicius duhet të bien dakord se kur të ekzekutojnë penalltinë. Vinicius ka shpërdoruar një tjetër penallti, këtë herë kundër Valencias, pas asaj në Ligën e Kampioneve kundër Atletikos. Në sallën e shtypit, i pyetur nga “Marca”, trajneri i Realit nuk përjashtoi që të rishikojë vendimin e tij për ekzekutuesit e penalltisë.

VËSHTIRËSITË PRANOHEN – Rezultatet dhe mënyra se si luajnë thonë se Madridi nuk po shkon mirë. Sa i përket së parës, pas disfatës ndaj Betisit jashtë, në një ndeshje të dobët, ata mundën Vajekanon (2-1), Vijarrealin me vuajtje (1- 2) dhe të rraskapitur pas “Euroderbit”, pa harruar Leganes në shtëpi (3-2). Deri më tani në vitin 2025, ata kanë humbur tri ndeshje në La Liga: Espanjol, Betis dhe këtë të fundit kundër Valencias.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.