Wednesday, 11. March 2026
Sport

Reali në epërsi ndaj Cityt, Valverde me “hat-trick”

GS 11/03/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madridi po avancon bindshëm ndaj Manchester Cityt pas pjesës së parë.

Pas 45 minutave lojë, rezultati është 3:0 në favor të Real Madridit, ekip që ka dominuar tërësisht.

Të tri golat në këtë pjesë për Realin, i ka shënuar kapiteni Federico Valverde.

Serinë e golave, Valverde e hapi në minutën e 20-të, për të vazhduar në minutën e 27-të, përpara se ta kompletojë “hat-trickun” në minutën e 42-të.

Kjo është ndeshja e parë e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve dhe po luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Teilen: