Shqip, kemi një fund të gjatë të sezonit përpara nesh, me një kalendar shumë kërkues që vë në rrezik disa lojtarë”, deklaroi trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti pas marrjes së çmimit ndërkombëtar “Tommaso Maestrelli”.Një pushim për ndeshjet ndërkombëtare në të cilat trajneri nuk ka reshtur së marri çmime… ndërkohë që ai priste të kthehej në fushë në “Valdebebas” me rikthimin e të gjithë lojtarëve të tij ndërkombëtarë (16). Pas një nisje të vitit 2025 të mbushur me ndeshje (71 ditë, 22 ndeshje, 4 kompeticione), kalendari i Realit të Madridit nuk premton për më mirë tani pas pushimit të kampionateve si pasojë e angazhimeve të ekipeve kombëtare.
Me rifillimin e aktiviteteve në Spanjë dhe në kompeicionet europiane, ekipi i Ançelotit përballet me një program të ngjeshur me tetë ndeshje në pak më shumë se tre javë: pesë ndeshje në La Liga, çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. E para nga tre ndeshjet radhazi në “Santiago Bernabeu” do të jetë të shtunën kundër Leganes, për të nisur 17 finalet në të cilat klubi i bardhë duhet të luajë për të provuar të arrijë diçka unike, përpara aventurës së re të Kupës së Botës për Klube.
10 LOJTARË TË KTHYER, NJË I DËMTUAR – Në pritje të kthimit të të gjithë kontingjentit prej 16 lojtarësh që u larguan për të luajtur për kombëtaret e tyre, mbeten edhe gjashtë lojtarë (Vinicius, Rodrigo, Endrik, Valverde, Bellingam dhe Brahim Diaz), stafi stërvitor ka shfrytëzuar rastin për t’i dhënë pjesës tjetër disa ditë pushim para se të rikthehet në aksion në “Real Madrid City”. Dhe nga 10 lojtarët e tjerë që kanë përfunduar tashmë angazhimet, më keq e ka pësuar portieri Kurtua, i cili nuk mundi të luante në ndeshjen e kthimit kundër Ukrainës, për shkak të mbingarkesës. Megjithatë, prania e tij nuk është në rrezik për betejën e parë të 17 finaleve që nis me Leganes.
Tripleta e sezonit të kaluar duket e largët, por e mundur. Ose të paktën ky është besimi që tregojnë në Valdebebas kur përmendet fjala “e pamundur”, edhe pse vetë Ançeloti e ka siguruar se tashmë i ka shkuar në mendje disa herë pasi arriti në pushimin e marsit me shanset e tij ende në lojë. Klubi i bardhë e nisi sezonin me një objektiv gati përtej reales, me shtatë tituj në lojë. Tani për tani, ata kanë fituar dy (Superkupën e Evropës dhe Kupën Ndërkontinentale). Një tjetër ka humbur gjatë rrugës (Superkupa e Spanjës).
Një fund i pafund i sezonit që do t’i testojë njerëzit e Ançelotit më shumë se kurrë më parë ata të konkurrojnë në një turne që, financiarisht, është një ndihmë për klubin. Lojtarët e Real Madridit shpresojnë të fitojnë më shumë se 100 milionë euro, të jenë sa më konkurrues dhe të mbyllin një vit të çmendur me 72 ndeshje.
PANORAMASPORT.AL